Rusia pretendon se Ukraina ka kryer sulme me raketa në një qytet kryesor në Krime

Bota

Rusia pretendon se Ukraina ka kryer sulme me raketa në një qytet kryesor në Krime

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 00:07
Lufta Ukrainë - Rusi

Të shtunën në mëngjes Ukraina ndërmori një tjetër sulm me raketa në Sevastopol, në rajonin e ankesuar të Krimesë, tha një zyrtar i qytetit vënë në post nga Rusia, vetëm një ditë pasi sulmoi zyrat e marinës ruse në Detin e Zi, si pasojë e të cilit një ushtarak rezulton i zhdukur ndërsa ndërtesa kryesore u shkrumbua.

Sipas një mesazhi nga guvernatori Mikhail Razvozhayev në aplikacionin Telegram, qyteti Sevastapol dha alarmin për rreth një orë pasi mbetjet nga raketat e asgjesuara ranë pranë molit.

Edhe lëvizja e trageteve në zonë u ndalua përkohësisht.

Shpërthime të forta u dëgjuan gjithashtu pranë Vilne në Krimenë veriore, sipas një kanali lajmesh pro-ukrainas në aplikacionin Telegram, që raporton mbi zhvillimet në gadishull.

Krimea, e aneksuar ilegalisht nga Rusia në vitin 2014, ka qenë shpesh objektiv i sulmeve të forcave ukrainase që kur Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi në shkurt të vitit 2022 agresionin kundër Ukrainës.

Shefi i agjencisë së zbulimit të Ukrainës, Kyrylo Budanov, i tha Zërit të Amerikës të shtunën, se të paktën nëntë persona u vranë dhe 16 të tjerë u plagosën si rezultat i sulmit të Kievit ndaj flotës ruse në Detit të Zi të premten.

Sipas pretendimeve të tij, Alexander Romanchuk, një gjeneral rus që komandonte forcat përgjatë vijës kryesore të frontit juglindor, ishte "në gjendje shumë të rëndë" pas sulmit.

Agjencia e lajmeve Associated Press nuk arriti të verifikonte në mënyrë të pavarur pretendimet e zotit Budanov , ndërsa ai nuk komentoi nëse në sulmet e së premtes ishin përdoruar raketa të prodhuara në Perëndim.

Ministria ruse e Mbrojtjes fillimisht tha se nga sulmi mbeti i vrarë një pjesëtar të shërbimit në selinë e Flotës së Detit të Zi, por më vonë lëshoi një deklaratë se ai ishte i zhdukur.

Ushtria e Ukrainës ofroi më shumë detaje rreth sulmit të së premtes. Ajo tha se forcat ajrore kryen 12 sulme ndaj selisë së flotës ruse në Detit të Zi, duke synuar zonat ku ishin përqendruar personeli, pajisjet ushtarake dhe armët. Sipas ushtrise ukrainase, u goditën dy sisteme raketash anti-ajrore dhe katër njësi artilerie ruse.

Krimea ka shërbyer si qendër kryesore për mbështetjen e trupave ruse në agresionin ndaj Ukrainës.

Sevastopoli, baza kryesore e flotës ruse të Detit të Zi që nga shekulli i 19-të, ka pasur një rëndësi të veçantë për operacionet e marinës që nga fillimi i luftës./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat