Tanket Abrams të prodhimit amerikan kanë mbërritur në Ukrainë, thotë Zelensky

Bota

Tanket Abrams të prodhimit amerikan kanë mbërritur në Ukrainë, thotë Zelensky

Më: 25 shtator 2023 Në ora: 15:20
Tanket Abrams

Tanket Abrams të prodhimit amerikan kanë mbërritur në Ukrainë, ka thënë presidenti Volodymyr Zelensky.

“Lajm i mirë nga ministri [i Mbrojtjes] Umerov. Abrams janë tashmë në Ukrainë dhe po përgatiten për të përforcuar brigadat tona”, citohet të ketë thënë ai në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Ndryshe, presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha javën e kaluar se tanket e para të SHBA-së Abrams do të dorëzoheshin në Ukrainë këtë javë.

Ndryshe, gjatë një fjalimi të natës vonë, ai kishte vlerësuar se kishte pasur një “javë produktive” për Ukrainën.

“Ekziston një vendim historik i SHBA-së për të prodhuar së bashku armë dhe sisteme mbrojtëse”, ka theksuar ai.

Ai vazhdoi duke thënë se vendi kishte një “perspektivë të qartë” që do të parandalonte përsëritjen e agresionit rus.

Deklaratat e tij vijnë në kohën kur Rusia nisi një sulm ajror gjatë natës në Odesa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat