Ukraina pretendon se ka vrarë komandantin e flotës ruse të Detit të Zi

Bota

Ukraina pretendon se ka vrarë komandantin e flotës ruse të Detit të Zi

Më: 25 shtator 2023 Në ora: 17:29
Foto ilustrim

Anton Gerashchenko, këshilltar i ministrit të Brendshëm ukrainas, ka njoftuar se forcat ukrainase për operacione speciale në një sulm raketor mbi komandën e flotës ruse të Detit të Zi në Sevastopol në Krime, ka vrarë komandant admiral Viktro Sokolov.

Sipas Gerashchenkos, pranë Sokolovit kanë pësuar edhe 34 oficerë e tjerë rusë dhe mbi 105 tjerë janë plagosur.

“Ndërtesa (komanda e flotës së Detit të Zi) nuk ka mundësi të rinovohet”, ka njoftuar në rrjetin social X Geashchenko, duke theksuar se është shkatërruar nga forcat për operacione speciale të Ukrainës.

Admirali Sokolov ishte oficeri më i lartë që u vra nga fillimi i luftës në Ukrainë – pra nga shkurti i vitit të kaluar.

BBC të premten njoftoi se sulmi është kryer gjatë një takimi që kishin eprorët e lartë të flotës ruse, kurse ushtria ukrainase ka konfirmuar se në këtë sulm ka pasur të vdekur dhe plagosur.

Rusia të njëjtën ditë ka njoftuar se një marinar është zhdukur pas këtij sulmi. E si kundërpërgjigje ndaj këtij sulmi, rusët kanë kryer sulme me raketa dhe dronë në portin e Odesas, ku si pasojë një grua humbi jetën e infrastruktura e portit është dëmtuar rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat