Rusia thërret ambasadorin bullgar pas dëbimit të klerikut ortodoks

Bota

Rusia thërret ambasadorin bullgar pas dëbimit të klerikut ortodoks

Nga: A.SH Më: 25 shtator 2023 Në ora: 18:25
Kleriku ortodoks

Ministria e Jashtme e Rusisë thirri sot ambasadorin e Bullgarisë, Atanas Krastin, për të protestuar për dëbimin nga vendi të një kleriku ortodoks rus javën e kaluar, përcjell Bota sot.

Bullgaria dëboi një klerik rusë dhe dy bjellorusë për kryerjen e asaj që i përshkroi si "aktivitete të drejtuara kundër sigurisë dhe interesave kombëtare të vendit".

Bullgaria është anëtare e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian.

Marrëdhëniet historikisht të ngrohta midis Sofjes dhe Moskës janë tensionuar në rritje vitet e fundit, veçanërisht që nga pushtimi i Ukrainës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat