Lavrov ‘tërbohet’ me Finlandën, e akuzon se po përpiqet të shkaktojë një kryengritje kundër Putinit

Bota

Lavrov ‘tërbohet’ me Finlandën, e akuzon se po përpiqet të shkaktojë një kryengritje kundër Putinit

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 16:39
Sergei Lavrov

Vendi i fundit evropian që ka shkaktuar zemërimin publik të figurave të larta të Kremlinit është Finlanda.

Sergey Lavrov, ministri i Jashtëm rus, tha në një konferencë shtypi se vendi nordik kishte shkatërruar statusin dhe reputacionin e tij neutral dhe i është bashkuar “projektit anti-rus të Shteteve të Bashkuara”, shkruan Sky News.

Ai tha: “Jam i befasuar me shpejtësinë me të cilën Finlanda ka shkatërruar statusin e saj neutral dhe reputacionin e saj dhe i është bashkuar projektit anti-rus të Shteteve të Bashkuara.”

Lavrov e përshkroi sugjerimin e Elina Valtonen, ministres së Jashtme finlandeze, se rusët duhet të paguajnë “një çmim” për atë që po ndodhte në Ukrainë si “absolutisht të dëshpëruar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat