Kuleba: Afrika është e interesuar të blejë armë ukrainase

Bota

Kuleba: Afrika është e interesuar të blejë armë ukrainase

Më: 30 shtator 2023 Në ora: 16:34
Dmyrto Kuleba

“Afrika është e interesuar të blejë armë ukrainase dhe t’i prodhojë ato në territorin e saj”.

Kështu është shprehur, Dmyrto Kuleba, ministri i punëve të Jashtme të Ukrainës, shkruan Sky News.

Kuleba e bëri vërejtjen gjatë një paneli diskutimi në një konferencë ndërkombëtare të industrisë së mbrojtjes të organizuar nga Ukraina.

“Afrika ishte një nga tregjet më të mëdha për shitjen e produkteve ushtarake ukrainase përpara fillimit të një lufte në shkallë të gjerë,” tha ai. 

Sot Afrika pret kthimin e kompanive ukrainase në këtë treg për shitjen e armëve, sipas Kulebës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat