Ukraina thotë se ia ka shkatërruar Rusisë 5,000 dronë deri më tani

Bota

Ukraina thotë se ia ka shkatërruar Rusisë 5,000 dronë deri më tani

Më: 30 shtator 2023 Në ora: 22:32
Foto ilustrim

Ukraina ka rrëzuar 5,000 dronë rusë prej kur filloi lufta më 24 shkurt të vitit 2022.

Njoftimin e bëri të ditur ministria e Mbrojtjes së Ukrainës përmes një postimi në rrjetin social X (ish-Twitter) ku publikoi një imazh së bashku me shifrën.

Gjatë ditës gjithashtu u raportua se Forcat Ajrore ukrainase kanë rrëzuar 30 prej 40 dronëve iranianë, Shahed, me të cilët Rusia e sulmoi gjatë natës në rajonet qendrore dhe jugore, thanë zyrtarët rajonalë dhe ushtarakë të shtunën.

Komanda Ushtarake e Jugut tha se 20 dronë u rrëzuan në qendër të rajonit, Vinitsia, dhe 10 të tjerët mbi rajonet Odesa dhe Mikolaiv në jug.

Ndërkohë, sipas të dhënave të fundit nga autoritetet ukrainase, ushtria e Ukrainës ka vrarë deri më tani më shumë se 278 mijë ushtarë rusë që kur ka filluar lufta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat