Sekretari britanik i mbrojtjes “do të dërgojë trupa në Ukrainë”

Bota

Sekretari britanik i mbrojtjes “do të dërgojë trupa në Ukrainë”

Më: 30 shtator 2023 Në ora: 23:45
Foto ilustrim

Trupat ushtarake britanike thuhet se mund të dërgohen në Ukrainë për herë të parë që kur ka filluar konflikti, sipas planeve të diskutuara mes sekretarit britanik të Mbrojtjes, Grant Shapps dhe ushtrisë.

Shapps po planifikon të zhvendosë një program trajnimi të udhëhequr nga Britania “brenda Ukrainës”, në vend që ta kryejë atë në Britani ose në vende të tjera të NATO-s, raportojnë mediet e huaja.

Pas një udhëtimi në Kiev javën e kaluar, Shapps zbuloi gjithashtu se kishte biseduar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, se si Marina e Britanisë mund të luante një rol në mbrojtjen e anijeve tregtare nga sulmet ruse në Detin e Zi.

Të dyja lëvizjet do të shënonin një përshkallëzim të rëndësishëm në përfshirjen e Mbretërisë së Bashkuar për mbrojtjen e Ukrainës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat