Koreja e Veriut: Marrëdhëniet tona me Rusinë, si një fortesë kundër kërcënimeve ushtarake

Bota

Koreja e Veriut: Marrëdhëniet tona me Rusinë, si një fortesë kundër kërcënimeve ushtarake

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 14:40
Kim Jong Un dhe Erdogan

Koreja e Veriut tha se marrëdhëniet me Rusinë shërbejnë si një "fortesë e fortë" për të mbrojtur paqen dhe për të parandaluar kërcënimet ushtarake të "imperialistëve".

Sipas Agjencisë Qendrore të Lajmeve të Koresë së Veriut (KCNA), zëvendës ministri i Jashtëm koreano-verior, Im Chon-il vuri në dukje se SHBA-ja ka paraqitur qasje "armiqësore dhe të padrejtë" kundër marrëdhënieve mes Phenianit dhe Moskës. "Përpjekjet e SHBA-së për të ndërhyrë ndaj këtyre marrëdhënieve kanë kaluar përtej vijës së kuqe", tha ai.

Im Chon-il deklaroi se SHBA-ja po përpiqet t'i përhapë botës mesazhin e gabuar në drejtimin se kjo marrëdhënie përbën kërcënim për paqen dhe sigurinë globale dhe se cilësimi i "pabazë" i Washingtonit për zhvillimin e fqinjësisë së mirë mes dy vendeve si një shkelje e rezolutave të OKB-së dhe ligjit ndërkombëtar, janë shembulli i kësaj.

"Qëndrimi 'konfliktues' i Perëndimit ka çuar në 'majë' marrëdhëniet Kore e Veriut-Rusi", theksoi Im Chon-il i cili shtoi duke tërhequr vëmendjen se kjo marrëdhënie "shërben si një fortesë strategjike për të mbrojtur paqen dhe për të parandaluar praktikat arbitrare dhe kërcënimet ushtarake të imperialistëve".

Ai potencoi se aleanca SHBA-Japoni-Kore e Jugut "ushqen në mënyrë të hapur armiqësi" kundër Koresë së Veriut dhe vendeve fqinje. "Aleanca trepalëshe ushtarake dhe koka e krizës së Ukrainës, NATO-ja, janë formacione të ngjashme me kancerin që rrezikojnë rregullin ndërkombëtar dhe që përbëjnë kërcënim serioz për paqen globale", tha Im Chon-il.

- Kim dhe Putin u takuan më 13 shtator

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un u takua me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin më 13 shtator në bazën hapësinore "Vostochny" në rajonin Amur të Rusisë.

Putin i cilësoi negociatat me Kim Jong-un si "produktive" dhe theksoi se kanë shkëmbyer mendime lidhur me situatën në rajon dhe për çështjen e marrëdhënieve dypalëshe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat