Ministri ukrainas i mbrojtjes falënderon homologun amerikan

Bota

Ministri ukrainas i mbrojtjes falënderon homologun amerikan

Nga: M.H. Më: 2 tetor 2023 Në ora: 06:40
Foto nga vendi i ngjarjes

Rustem Umerov zbuloi se kishte një bisedë telefonike me Sean Austin, në të cilën sekretari amerikan i mbrojtjes e siguroi atë se mbështetja amerikane për Ukrainën do të vazhdonte.

Administrata e Biden-it ka dashur të theksojë se ndihma ushtarake dhe financiare për Ukrainën do të vazhdojë.

Pavarësisht se Kongresi ka hequr fondet për Kievin nga marrëveshja e rënë dakord për të parandaluar një mbyllje të qeverisë, shkruan Sky news, përcjell “Bota sot”.

Vetë presidenti tha se Shtetet e Bashkuara:

Në asnjë rrethanë nuk mund të lejojnë që mbështetja amerikane për Ukrainën të ndërpritet” dhe priste që zoti McCarthy “do të mbajë angazhimin e tij ndaj popullit të Ukrainës dhe të sigurojë kalimin e mbështetjes së nevojshme për të ndihmuar Ukrainën në këtë moment kritik”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat