Dhjetë të vdekur nga shembja e minierës së arit në Zimbabve

Bota

Dhjetë të vdekur nga shembja e minierës së arit në Zimbabve

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 21:50
Zimbabve

Ekipet e shpëtimit në Zimbabve po vazhdojnë kërkimin për të mbijetuarit, tre ditë pasi një minierë ari e pashfrytëzuar në lagjen Chegutu të vendit u shemb, duke vrarë të paktën dhjetë minatorë të paligjshëm.

Rreth 42 minatorë artizanë besohet se po punonin nën tokë në minierën Bay Horse në Chegutu, kur ajo ra mbi ta të premten, tha zyrtari provincial, Marian Chombo për mediat lokale të dielën, raporton CNN.

Njëzet e një prej tyre janë shpëtuar ndërsa dhjetë të tjerë besohet se janë bllokuar nën rrënoja, sipas raporteve lokale.

Dhjetë vdekje janë konfirmuar deri më tani, thuhet më tej në raportet. Disa nga të vdekurit u gjetën të mbërthyer nën gurë, njoftuan mediat shtetërore.

Më herët të shtunën, zëvendëspresidenti i Zimbabvesë, Constantino Chiwenga tha se deri në 13 persona mund të kenë vdekur nga aksidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat