Zjarr në një burg në Liban, 3 të vdekur dhe 15 të plagosur

Bota

Zjarr në një burg në Liban, 3 të vdekur dhe 15 të plagosur

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 21:00
Foto ilustrim

Të paktën tre të burgosur u vranë dhe 15 të tjerë u plagosën në një zjarr që shpërtheu gjatë një bllokimi në një burg në Libanin lindor, tha një burim i sigurisë.

Agjencia libaneze e lajmeve ANI raportoi se 16 persona u plagosën.

Zjarri filloi në burgun e Zahle pasi rojet penguan një tentativë arratisjeje, tha burimi, i cili foli në kushte anonimiteti. “Më pas shpërthyen përleshjet mes personelit të sigurisë dhe të burgosurve,” shpjegoi ai.

Disa prej të burgosurve i kanë vënë flakën qelive, për pasojë kanë humbur jetën tre persona dhe burgu “është në kaos”. Flakët u përhapën shpejt në katet e sipërme dhe dëmet janë të konsiderueshme pasi “qeli të tëra u dogjën”, shtoi burimi që foli për AFP.

Të plagosurit u dërguan në spitalet e zonës.

Më shumë se 600 persona mbahen në burgun e Zahle, sipas mediave lokale.

Burgjet e Libanit përballen me një problem të madh mbipopullimi pasi ato janë të mbipopulluara: shkalla e okupimit qëndron në 323%, sipas ministrisë së brendshme. Rreth 8 mijë janë të paraburgosur. Burokracitë në sistemin gjyqësor, të rënduara nga kriza ekonomike dhe institucionale pas vitit 2019, shkaktojnë zvarritje të konsiderueshme në gjykimin e çështjeve dhe shpalljen e dënimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat