Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së i bën thirrje Hamasit të ndërpresë sulmet dhe të lirojë pengjet

Bota

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së i bën thirrje Hamasit të ndërpresë sulmet dhe të lirojë pengjet

Më: 9 tetor 2023 Në ora: 19:15
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres flet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në korrik. Brendan McDermid/Reuters

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, i bëri thirrje Hamasit që të ndalojë sulmet e tij ndaj Izraelit dhe të lirojë pengjet, shkruan CNN transmeton Bota sot".

Në komentet të hënën, ai u kërkoi gjithashtu të gjitha palëve që të lejojnë aksesin e OKB-së për të ofruar ndihmë humanitare për palestinezët e bllokuar në Rripin e Gazës. Guterres përsëriti se vetëm paqja e negociuar dhe "vizioni i gjatë i një zgjidhjeje me dy shtete" mund të sjellë stabilitet në rajon.

Sekretari i Përgjithshëm dënoi "sulmet e neveritshme nga Hamasi dhe të tjerët kundër qyteteve dhe fshatrave izraelite në periferi të Gazës".

Guterres tha se ndërsa ai njeh "ankesat legjitime të popullit palestinez", asgjë nuk mund të justifikojë aktet e terrorit, gjymtimin, vrasjen dhe rrëmbimin e civilëve.

“Jam thellësisht i shqetësuar nga njoftimi i sotëm se Izraeli do të inicojë një rrethim të plotë të Rripit të Gazës, pa lejuar asgjë – pa energji elektrike, ushqim apo karburant”, tha Sekretari i Përgjithshëm.

Më shumë rreth rrethimit: Ministri i Mbrojtjes i Izraelit tha se ai ka urdhëruar "rrethimin e plotë" të Gazës, duke ndërprerë energjinë elektrike, ushqimin, karburantin dhe ujin në enklavë. Kjo vjen pasi Izraeli ka goditur Gazën me sulme ajrore dhe zyrtarisht i ka shpallur luftë Hamasit të dielën. Më shumë se 550 palestinezë kanë vdekur, sipas ministrisë së shëndetësisë të Gazës, dhe kujdesi mjekësor është komplikuar nga ndërprerja e energjisë nga Izraeli në territor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat