Putin bën thirrje për negociata mes Izraelit dhe Hamasit

Bota

Putin bën thirrje për negociata mes Izraelit dhe Hamasit

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 21:09
Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin bëri thirrje sot për negociata midis Izraelit dhe palestinezëve, duke thënë se ishte “e nevojshme” për të shmangur një “zgjerim të konfliktit” që do të kishte pasoja në mbarë botën.

“Është e nevojshme të punohet në diplomaci dhe jo në aspektin ushtarak dhe të kërkohen zgjidhje për të ndalur luftimet dhe sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ai, duke iu referuar konfliktit që shpërtheu pas sulmit të përgjakshëm të Hamasit ndaj Izraelit të shtunën.

“Së dyti, ne duhet të kthehemi te procesi i negociatave, i cili duhet të jetë i pranueshëm për të gjitha palët, përfshirë palestinezët”, shtoi presidenti rus, sipas komenteve televizive.

Ai vlerësoi gjithashtu se “zgjerimi i konfliktit duhet shmangur me çdo kusht, sepse nëse kjo ndodh do të ketë pasoja në situatën ndërkombëtare dhe jo vetëm në rajon”.

Ai tha se Rusia, e cila është një anëtare e Katërshit të Lindjes së Mesme së bashku me Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian dhe OKB-në, e cila u formua për të pasur një rol ndërmjetësues, mund të “kontribuojë në një zgjidhje të këtij procesi”.

Megjithatë, Putin tha se situata është aq serioze sa është “e vështirë për të ndihmuar procesin e zgjidhjes”. Të martën, Vladimir Putin tha se ishte “e nevojshme” krijimi i një shteti palestinez “të pavarur dhe sovran”. Ai tha gjithashtu se konflikti është një “shembull i qartë i dështimit të politikës së Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme”.

Izraeli vazhdoi sot sulmet e tij shkatërruese në territorin palestinez të Gazës, ku Hamasi ka qenë në pushtet që nga viti 2007. Ushtria izraelite njoftoi numrin e vdekjeve prej 1200 në Izrael, shumica civilë të paarmatosur, ndërsa në Gaza numri i të vdekurve sipas autoriteteve lokale, arrin në 1055.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat