​Kina mbështet thirrjen e OKB-së për krijimin e një korridori humanitar në Rripin e Gazës

Bota

​Kina mbështet thirrjen e OKB-së për krijimin e një korridori humanitar në Rripin e Gazës

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 21:18
Foto nga vendi i ngjarjes

Kina mbështeti të mërkurën kërkesën e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres për të krijuar një korridor humanitar për të ndihmuar civilët në Rripin e Gazës, ndërsa Izraeli po shton sulmet ushtarake.

"Unë mbështes fuqimisht thirrjen e Antonio Guterres. Një korridor humanitar duhet të krijohet menjëherë për të ofruar ndihmë për të gjithë ata që kanë nevojë," shkroi ambasadori kinez në OKB Zhang Jun në rrjetin social X.

Guterres tha të martën se OKB-së duhet t'i lejohet qasja për të ofruar ndihmë urgjente humanitare për civilët palestinezë të cilët janë të bllokuar dhe të pafuqishëm në Rripin e Gazës.

"I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar që të mobilizojë mbështetje të menjëhershme humanitare për këtë përpjekje," tha ai.

Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri thirrje gjithashtu që të krijohet një korridor humanitar në dhe jashtë Gazës, e cila është vënë nën rrethim total nga Izraeli.

Hamasi nisi Operacionin “Al-Aksa Flood” herët të shtunën, duke lëshuar një breshëri raketash dhe duke u infiltruar Izraelin nga toka, ajri dhe deti si përgjigje të sulmit ndaj Xhamisë Al-Aksa në Jerusalemin Lindor të pushtuar dhe rritjes së dhunës së kolonëve kundër palestinezëve.

Si hakmarrje, ushtria izraelite nisi operacionin “Shpatat e Hekurta” kundër Hamasit. Më shumë se 2.300 njerëz janë vrarë aktualisht, duke përfshirë të paktën 1.100 palestinezë dhe 1.300 izraelitë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat