Tajani thotë se përdhosja e kufomave është për frikacakë e jo për luftëtarë

Bota

Tajani thotë se përdhosja e kufomave është për frikacakë e jo për luftëtarë

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 18:37
Antonio Tajani

Hamasi është përgjegjës për gjithçka që po ndodh pas sulmit të tij terrorist ndaj Izraelit në fundjavë duke përfshirë rrethimin mbytës të Gazës që thotë Izraeli do të vazhdojë derisa të lirohen pengjet, tha ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani të enjten.

“Dënimi i therjes së padenjë të qenieve njerëzore dhe përdhosja e kufomave është për frikacakët e jo për luftëtarët”, tha Tajani duke shtuar se Hamasi është përgjegjës për gjithçka që po ndodh.

“Është një organizatë terroriste. E shpresojmë nuk do të gjejë solidaritet nga Hezbollahu. Shpresojmë që përshkallëzimi të shmanget”, tha ai.

Duke folur në radio RAI, zëvendëskryeministri përsëriti se “Qeveria italiane dhe i gjithë populli italian janë pranë Izraelit".

Jerusalem Post shkroi të enjten se kishte verifikuar fotot që shfaqnin fëmijë izraelitë të cilëve u ishin prerë kokat nga militantët islamikë. /ANSA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat