Biden anulon udhëtimin në Kolorado, mund të vizitojë Izraelin të mërkurën

Bota

Biden anulon udhëtimin në Kolorado, mund të vizitojë Izraelin të mërkurën

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 16:13
Joe Biden

Joe Biden ka anuluar një udhëtim të planifikuar në Kolorado sot, tha Shtëpia e Bardhë, mes raporteve të mediave se presidenti amerikan mund të vizitojë Izraelin më vonë këtë javë.

Madje, disa burime nga Izraeli raportuan se presidenti amerikan do të vizitojë Izraelin të mërkurën,

Biden do të qëndrojë në Uashington për të “marrë pjesë në takime mbi çështjet e sigurisë kombëtare “, tha presidenca amerikane në një deklaratë të shkurtër për shtyp.

Ndërkohë, presidenti i SHBA-së tha se do të ishte një “gabim i madh” që  Izraeli  të ripushtonte Gazën, por vuri në dukje se Izraeli “duhet të përgjigjet” dhe “të reagojë kundër Hamasit” pas sulmeve terroriste të javës së kaluar,  të cilat ai i krahasoi me Holokaustin në një intervistë. që u transmetua të dielën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat