Shkatërrimi i digës Kakhovka në Ukrainën juglindore në qershor shkaktoi dëme të mëdha materiale

Bota

Shkatërrimi i digës Kakhovka në Ukrainën juglindore në qershor shkaktoi dëme të mëdha materiale

Nga: M.H. Më: 18 tetor 2023 Në ora: 08:16
Foto nga vendi i ngjarjes

Shkatërrimi i digës Kakhovka në Ukrainën juglindore në qershor shkaktoi dëme dhe humbje në vlerë prej 14 miliardë dollarësh, sipas një raporti të qeverisë ukrainase dhe OKB-së.

Ukraina akuzoi Rusinë për hedhjen në erë të digës, e cila kalon lumin Dnipro, duke përmbytur zonën përreth me ujë të ndotur nga minat tokësore dhe duke lënë zonat në rrjedhën e sipërme pa furnizim me ujë. Moska ka mohuar përgjegjësinë, shkruan The Guardian, përcjell “Bota sot”.

“Shifrat e zymta flasin vetë. Shkatërrimi i digës Kakhovka ka rezultuar në një humbje dhe dëme marramendëse, "tha Christophoros Politis, zëvendës përfaqësuesi rezident i programit të zhvillimit të OKB-së në Ukrainë.

Shifrat paraprake vendosin dëmin dhe humbjet në 13.79 miliardë dollarë, duke marrë parasysh koston mjedisore, humbjen e prodhimit të energjisë, ujitjen për bujqësi dhe banesa, si dhe faktorë të tjerë, raporton AFP.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat