Shpërthim pranë Ambasadës së Izraelit në Qipro, arrestohen 4 persona

Bota

Shpërthim pranë Ambasadës së Izraelit në Qipro, arrestohen 4 persona

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 11:27
Foto ilustrim

Në orët e para të mëngjesit të sotëm është raportuar për një shpërthim pranë Ambasadës së Izraelit në Nikosia të Qipros. Shpërthimi ndodhi rreth 30 metra larg hyrjes së ndërtesës.

Sipas mediave greke në vendngjarje kanë mbërritur efektivë të Policisë, mes të cilëve edhe mjete piroteknike. Si rezultat i hetimeve është zbuluar një objekt metalik që përmbante një sasi shumë të vogël të lëndës piroteknike. Sipas autoritete nuk ka të lënduar dhe nuk janë shkaktuar dëme.

Dy persona janë arrestuar duke ecur në zonë, ndërsa dy persona të tjerë janë arrestuar në një makinë që ishte parkuar afër ambasadës.

Sipas hetimeve paraprake të dyshuarit janë nga Siria dhe ndodhen në paraburgim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat