​Papa bëri thirrje për t'i dhënë fund luftës: "Ndaluni!"

Bota

​Papa bëri thirrje për t'i dhënë fund luftës: "Ndaluni!"

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 19:02
Foto ilustrim

Të dielën, Papa Françesku bëri thirrje për t'i dhënë fund luftës midis Hamasit dhe Izraelit dhe për më shumë ndihma humanitare për të arritur në Rripin e Gazës.

“Lufta është gjithmonë një disfatë, është shkatërrim i vëllazërisë njerëzore. Vëllezër, ndaloni, ndaloni!”, thirri ai, duke iu drejtuar turmës në sheshin e “Shën Pjetrit” në Vatikan.

“Përsëris thirrjen time që kalimet të jenë të hapura, që ndihma humanitare të vazhdojë të arrijë dhe pengjet të lirohen”, shtoi Papa.

Luftëtarët e Hamasit hynë në territorin izraelit nga Rripi i Gazës më 7 tetor, duke përhapur terror në një sulm të paprecedentë që nga krijimi i Izraelit në 1948.

Më shumë se 1.400 njerëz u vranë në Izrael, shumica prej tyre civilë.

Izraeli u përgjigj me sulme në Gaza, dhe sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, rreth 4.700 palestinezë janë vrarë që atëherë.

Izraeli intensifikoi sulmet në Rripin e Gazës të dielën mbrëma, në pritje të pushtimit të shpallur tokësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat