Tre të vdekur dhe mijëra shtëpi pa energji elektrike për shkak të motit të keq në Ukrainë

Bota

Tre të vdekur dhe mijëra shtëpi pa energji elektrike për shkak të motit të keq në Ukrainë

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 21:24
Foto ilustrim

Të paktën tre persona u vranë sot në Kiev nga rrëzimi i pemëve dhe dhjetëra komunitete mbetën pa energji elektrike, për shkak të stuhive të forta në Ukrainë dhe faktit që rrjeti është i paqëndrueshëm pas bombardimeve ruse.

Ndërsa kushtet e motit u përkeqësuan, 1880 komunitete në 16 rajone, përfshirë atë të Kievit, nuk kishin më energji elektrike, tha ministria e Brendshme në një postim në Telegram.

Rajonet më të prekura janë ato të Khmelnytskyi, Rivne dhe Lviv, në Ukrainën perëndimore.

Në mëngjes ministria e Energjisë njoftoi se të paktën 300 mijë persona kanë mbetur pa energji elektrike.

Infrastruktura ukrainase është shënjestruar nga bombardimet ruse që nga pushtimi në shkurtin e vitit 2022, duke lënë mijëra njerëz shpesh pa energji elektrike dhe ngrohje.

Edhe pse pjesa më e madhe e rrjetit është restauruar, qeveria ukrainase është përgatitur për bombardime të tjera në dimër dhe po kërkon nga aleatët perëndimorë të vendit t’i ofrojnë atij sisteme të mbrojtjes ajrore

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat