​OKB: Qindra pacientë janë bllokuar në spitalet e Gazës dhe nuk mund të zhvendosen

Bota

​OKB: Qindra pacientë janë bllokuar në spitalet e Gazës dhe nuk mund të zhvendosen

Më: 30 tetor 2023 Në ora: 10:11
Foto ilustrim

Qindra pacientë janë të bllokuar në spitalet në veri të Gazës dhe nuk janë fizikisht në gjendje të lëvizin në jug, tha kreu i agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë.

Tom White nga UNRWA i bëri jehonë asaj që mjekët dhe organizatat e tjera bamirëse kanë thënë - se është e pamundur të zhvendosen pacientët nga spitalet si Al-Quds në Gazën veriore. Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze thotë se Izraeli u tha atyre që të evakuonin spitalin të dielën, ndërsa sulmet vazhdojnë aty pranë, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.

"Shumë njerëz në veri po kërkojnë strehim në shkollat e UNRWA, ata po kërkojnë strehim në spitale", tha White. "Unë isha në një nga spitalet këtë javë dhe ka qindra e qindra pacientë që nuk mund të zhvendosen."

Ai tha se shumë njerëz në veri - jo vetëm pacientë - gjithashtu "nuk mund të lëvizin sepse nuk kanë transport, nuk kanë mjete".

Njerëzit janë "shumë të uritur, shumë të etur dhe shumë të frikësuar", dhe shumë po jetojnë me copa buke dhe "kur të mundemi [po] u ofrojmë ushqim të konservuar".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat