Rusët shesin për 480 mijë dollarë apartamentin e Volodymyr Zelenskyt në Krime

Bota

Rusët shesin për 480 mijë dollarë apartamentin e Volodymyr Zelenskyt në Krime

Më: 30 tetor 2023 Në ora: 20:58
Foto ilustrim

Një apartament në Krime në pronësi të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, e kanë shitur forcat pushtuese ruse në ankand.

Apartamenti prej 120 metrash katrorë në resortin luksoz Jalti në jug të gadishullit, u shit për 44.3 milionë rubla (480 mijë dollarë), që është gati dyfishë nga çmimi fillestar.

Ishin vetëm dy ofertues. Pronari zyrtar i mëparshëm i apartamentit ishte gruaja e Zelensky, Olena, e cila e bleu atë në vitin 2013, një vit para se Rusia të pushtonte gadishullin. Në atë kohë, Zelensky ishte ende një aktor.

Apartamenti ka tri dhoma me pamje nga Deti i Zi dhe pallati Livadi, rezidenca verore e Nikollës II, carit të fundit rus.

Shpronësimi u krye në fillim të këtij viti pas një ndryshimi të ligjit të miratuar unanimisht nga Parlamenti i Krimesë. Disa nga të ardhurat thuhet se do të përdoren për luftën kundër Ukrainës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat