Shtëpia e Bardhë ka besim se 100 kamionë në ditë do të lejohen së shpejti në Gaza

Bota

Shtëpia e Bardhë ka besim se 100 kamionë në ditë do të lejohen së shpejti në Gaza

Më: 30 tetor 2023 Në ora: 23:22
John Kirby

Sipas zëdhënësit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, SHBA-ja është e bindur se së shpejti do të ketë një rritje të konsiderueshme të ndihmave që shkojnë në Gaza.

“Faza e parë është marrja e deri në 100 kamionë në ditë,” specifikoi Kirby, duke thënë se edhe kjo nuk do të mjaftonte, por një “përmirësim dramatik” i situatës aktuale. Ai tha se SHBA-ja ka besim se kjo mund të ndodhë “në ditët në vijim”.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka thënë se përpara se konflikti të shpërthente më 7 tetor, pas sulmit të papritur të Hamasit ndaj Izraelit, rreth 500 kamionë në ditë kalonin në Gaza.

“Shtetet e Bashkuara po udhëheqin përpjekjet për të tentuar të dërgojnë ndihmë humanitare në Gaza dhe nëse nuk do të ishte sinqerisht për udhëheqjen amerikane, e di që nuk do të shihnit rritjen e ndihmave”, tha Kirby në një konferencë të hënën në Shtëpinë e Bardhë.

Kirby tha më tej se ShBA-ja nuk e mbështet një armëpushim tani, për të cilin ai tha se do të përfitonte vetëm Hamasi, por se korridoret e përkohshme humanitare duhet të eksplorohen.

Ai tha gjithashtu se ShBA-ja ishte “pjesë e bisedës” që çoi në rivendosjen e lidhjes së internetit në Gaza pasi u ndërpre gjatë fundjavës, shkruan BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat