Makina përplaset në një lokal, 5 të vdekur në Australi

Bota

Makina përplaset në një lokal, 5 të vdekur në Australi

Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 09:32
Foto ilustrim

Pesë persona, përfshirë dy fëmijë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në një lokal në një qytet të njohur rural dhe turistik australian, kur një makinë përplasi klientët.

Sipas oficerit të policisë Shane Patton, makina kaloi në trotuar dhe më pas u fut në një zonë me bar jashtë hotelit dhe Pub Royal Daylesford.

Në atë kohë “ishin një numër i madh njerëzish, të ulur në tavolina. Automjeti u përplas me tavolina dhe njerëz”, shtoi Patton.

Shkaqet dhe rrethanat e sakta të tragjedisë nuk janë zbardhur. Shoferi 66-vjeçar është dërguar në spital, por mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ai iu nënshtrua testit të alkoholit, por në trupin e tij nuk u gjet alkool.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat