Në takimin me Blinken, Turqia kërkon armëpushim pa kushte

Bota

Në takimin me Blinken, Turqia kërkon armëpushim pa kushte

Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 17:22
Foto nga takimi

Armëpushimi pa kushte në konfliktin Izrael-Palestinë, ka qenë kërkesa që Turqia pati gjatë takimit mes ministrit të Jashtëm turk, Hakan Fidan me sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken.

Pala amerikane u përpoq të bindë zyrtarët turq që të ushtrojnë më shumë presion mbi Hamasin dhe ta bëjnë atë të lirojë robërit.

Por qëndrimi turk sipas BBC, për këtë çështje ishte shumë i qartë. Ata thanë se lirimi i të burgosurve duhet të jetë i ndërsjellët, ku Hamasi liron robërit dhe Izraeli liron të burgosurit palestinezë.

Turqia kërkoi gjithashtu një armëpushim të pakushtëzuar dhe tha se duhet të ketë një mekanizëm ndërkombëtar për të respektuar armëpushimin, për të cilin Ankaraja do të ishte garantuese.

Por deri tani nga Blinken, nuk kemi dëgjuar asgjë lidhur me një armëpushim. Ai ka përdorur shprehjen pauzë humanitare dhe pala turke i ka thënë se kjo nuk mjafton.

Deri më tani, nuk ka pasur një deklaratë të përbashkët, lidhur me takimin.

Vizita e Blinken në Turqi vjen në kohën e rritjes së ndjenjës anti-SHBA në vend, pasi policia të dielën iu desh të ndalonte një grup protestuesish pro-palestinezë që thuhet se përpiqeshin të hynin në një bazë ajrore ku janë vendosur forcat amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat