Rendi i Ri Botëror me Trumpin, Putinin dhe Xi Jinping?

Bota

Rendi i Ri Botëror me Trumpin, Putinin dhe Xi Jinping?

Nga: Sherif Ramabaja Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 13:17
Xi Jinping dhe Vladimir Putin

Kemi tre figura (tragjikomike) botërore që kanë një ide të përbashkët, Rendin e Ri Botëror, i cili i bënë të ëndërrojnë së bashku.

Për ta ky është kapitali i fantazisë së tyre edhe pse ndoshta nuk e duan njëri tjetrin, po profiti dhe ëndrra e tyre e përbashkët, do t´i bënte aleatë në synimin e tyre.

Profiti i tyre është se do ta rindanin dhe riformulonin botën në sfera të interesit të tyre. Tramp gjithnjë deklaron se konfliktin Rusi – Ukrainë do ta zgjidhte brenda 24 orëve. Me këtë të gjithë e kuptojnë se, Ukraina do t´i dorëzohej Putinit.

Konflikt i programuar do të ishte nëse Trump dhe Putin bëhen së bashku kundër Kinës, po do të harxhonin energji dhe rivalitet, i cili do t´u kushtonte shumë. Pra rruga e harmonisë e të treve mes vete, do t´ua shtonte gjasat për përfitim të përbashkët.

Putinit mund t´i lihen duart e lira edhe drejt shteteve ish socialiste, apo të ish Paktit të Varshavës. Në Ballkan Serbisë do t´i liheshin duart e lira për Botën Serbe, kurse Trumpi do ta menaxhonte EU, Evropën Veriore deri në Lindjen e Afërt. Kina do ta pushtonte Tajvanin dhe do ta shtrinte ndikimin pothuaj në tërë Azinë.

Së bashku për një ndarje do të merreshin vesh edhe për Lindjen e Mesme, të Largët dhe Afrikën.

Ambicie me siguri do të shfaqin edhe për Amerikën Latine që ta përfshinin në Rendin e Ri Botëror. Interesa për këtë kontinent do të shfaqnin që të tre liderët.

Japonia, Australia dhe Kanadaja pa dyshim që do të jenë pjesë strategjike e Trumpit.

Ballkani pa dyshim se do të jetë interesant. Me ardhjen e Trumpit pa dyshim që në Ballkan do të aktivizohet Grenell. Pra siç dihet aj është mik i Vuçiqit, po edhe në të njëjtën kohë edhe i Ramës e Thaçit me kompani.

Me themelimin e Botës Serbe, Grenell do të angazhohej që Kosovës t´ia ofroi një lloj Asociacioni, ashtu siç po i ofrohet sot Veriut të Kosovës. Ky ndoshta do të ishte maksimumi që do të do të insistohet për Kosovën nga Grenell.

Gjykata Speciale në këtë rast do të anulohej dhe Thaçit mund t´i garantohej liria, nëse e pranon një marrëveshje të tillë, por edhe do t´i ofrohej edhe posti që ta udhëheq Asociacionin.

Shqipëria nëse arrin të mbetej në sferën amerikane, (sepse Rama më me dëshirë do t´i bashkohej Serbisë), do të ishte një balancë mes dy interesave, duke i vlerësuar lidhjet e Ramës me Vuçiqin, Grenellin dhe Thaçin.

Kjo do të ishte përafërsisht imagjinata e Rendit të Ri Botëror me Trumpin, Putinin dhe Xi Jinping, nëse Trump do të kthehej në shtëpinë e bardhë.

Nga Shqiptarët këtij Rendi do t´i prinin Rama, Thaçi, Baton Haxhiu dhe kompania e tyre.

Nëse Trump i humb zgjedhjet, ëndrra për këtë Rend të Ri do të fundosej. Rusia do të pësonte fiasko me shpërbërje, që i njëjti fat do ta pret edhe Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat