Përmbysja e trenit turistik në malet e Argjentinës lë dhjetra të plagosur rëndë

Bota

Përmbysja e trenit turistik në malet e Argjentinës lë dhjetra të plagosur rëndë

Më: 13 nëntor 2023 Në ora: 16:22
Foto nga vendi i ngjarjes

Një tren turistik me motor me avull ka dalë dje papritur nga binarët në Argjentinë duke lënë dhjetra të plagosur disa mes të cilëve disa që luftojnë për jetën në spital.

Incidenti i pazakontë ndodhi në një zona të largët rural e malore në trenin e njohur turistik La Trochita ku po udhëtonin 53 njerëz. Treni njihet gjithashtu si Ekspresi i Vjetër i Patagonisë.

Shkaku i saktë i daljes nga binarët nuk është konfirmuar ende por zyrtarët thanë se kishte pasur erëra të forta dhe ndoshta binarët nuk kanë duruar presionin.

Një turist britanik ishte plagosur më rëndë nga të tjerët teksa gjendej në kujdes intensiv pas përkeqësimit të gjendjes gjatë natës.

Doktorët thanë se ai ka pësuar aritmi kardiake, ndërsa katër të tjerë janë shtruar në spitalin e provincës Rio Negro, kurse ndërsa të plagosurit e tjerë kanë dalë nga spitali.

Grui turistik që po udhëtonte me trenin e avullit në fundjavë kishte pajtuar një itinerar privat drejt Ñorquinco, rreth 160 km larg pikës së nisjes.

Treni klasik shoqërohet me guida turistike që tregojnë historinë e tij, në një kohë që muzikantë vendas shëtisin mes vagonëve për të zbavitur turistët deri në mbërritjen në destinacion.

Zhvillimi vjen mes një serie aksidentesh të pashpjeguara hekurudhore, si ai i fillimvitit në Greqi ku 30 njerëz humbën jetën pas përplasjes tragjike kokë më kokë mes dy trenave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat