Heshtni armët tuaja, thotë shefi humanitar i OKB-së për armëpushim

Bota

Heshtni armët tuaja, thotë shefi humanitar i OKB-së për armëpushim

Nga: A.SH Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 18:26
Martin Griffiths

Shefi humanitar i OKB-së, Martin Griffiths u ka kërkuar të dyja palëve në konflikt që të "heshtin armët e tyre" në një apel të ri për një armëpushim në Gaza.

"Heshtni armët. Ndaloni luftimet për të lejuar që njerëzit të lëvizin të sigurt," tha ai në një konferencë shtypi.

“Bëjeni për aq kohë sa të jetë e mundur. Lërini të lëvizin të sigurtë vetë, jo të penguar dhe jo të shtyrë.

"Dhe heshtni ato armë për aq kohë sa për t'i dhënë popullit të Gazës një frymë nga gjërat e tmerrshme, të tmerrshme që u janë vënë mbi ta këto javët e fundit."

Griffiths gjithashtu i kërkoi Izraelit që të lejojë ndihmën humanitare në Gaza përmes vendkalimit Kerem Shalom në Izrael - aktualisht ndihma mund të transportohet në Gaza vetëm përmes kalimit Rafah nga Egjipti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat