​Kievi thotë se do të bashkëpunojë me firmat italiane të mbrojtjes

Bota

​Kievi thotë se do të bashkëpunojë me firmat italiane të mbrojtjes

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 21:30
Volodymyr Zelenskyy

Prodhuesit italianë do të bashkëpunojnë me ata ukrainas në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes së Kievit, tha të premten në Telegram ministri ukrainas për Industritë Strategjike, Oleksandr Kamyshin, transmeton Ukrinform.

Kamyshin tha se ishte takuar me sekretarin e përgjithshëm të Mbrojtjes së Italisë, gjeneralin Luciano Portolano, përfaqësues të qeverisë dhe prodhuesit kryesorë italianë në sektorë të ndryshëm të mbrojtjes.

Gjatë takimit, palët ranë dakord të bashkojnë forcat në zhvillimin e industrisë së aviacionit dhe mbrojtjen e hapësirës ajrore.

Pastrimin e minave dhe prodhimin e makinave dhe teknologjive, tha Kamyshin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat