Macron telefonon Netanyahun, kritikon numrin e madh të viktimave civile - kërkon armëpushim

Bota

Macron telefonon Netanyahun, kritikon numrin e madh të viktimave civile - kërkon armëpushim

Nga: A.M. Më: 20 nëntor 2023 Në ora: 06:40
Emmanuel Macron

Presidenti i Francës kritikoi "numrin e madh" të viktimave civile në operacionin ushtarak të Izraelit gjatë një bisede telefonike me Benjamin Netanyahu.

Ndërsa, ai përsëriti "të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten", Emmanuel Macron i tha zotit Netanyahu se kishte "një nevojë absolute për të dalluar terroristët nga popullsia dhe për të ofruar mbrojtje efektive për civilët", sipas një përmbledhjeje të bisedës, raporton Sky news, transmeton "Bota sot".

Macron, gjithashtu përmendi edhe "rëndësinë e vendosjes së një armëpushimi të menjëhershëm humanitar që çon në një armëpushim".

Nuk është hera e parë që presidenti francez bën komente të kësaj natyre, pasi i ka bërë thirrje Izraelit të ndalojë bombardimin e Gazës në fillim të këtij muaji dhe duke thënë se shpresonte që SHBA dhe Britania e Madhe do t'i bashkoheshin atij për të apeluar për një armëpushim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat