Istikame, mina e blloqe betoni – pamje nga kufiri Ukrainë-Bjellorusi

Bota

Istikame, mina e blloqe betoni – pamje nga kufiri Ukrainë-Bjellorusi

Më: 20 nëntor 2023 Në ora: 18:11
Foto ilustrim

Shërbimi Kufitar Shtetëror i Ukrainës ka njoftuar se kërcënimi i një pushtimi të ri nga territori i Bjellorusisë është aktualisht i ulët, por rojet kufitare janë ende duke punuar për forcimin dhe pozicionimin e pajisjeve shtesë.

Ata ndanë një video në Facebook që tregon se si duket aktualisht kufiri midis Ukrainës dhe Bjellorusisë, raporton Ukrainska Pravda.

“Jemi në një pikë kontrolli që aktualisht nuk është funksional. Gjithçka këtu është plotësisht e minuar. Kjo është linja e parë e mbrojtjes kundër Bjellorusisë. Llogoret janë pothuajse të përfunduara. Ato janë gjithashtu të pajisura. Ka fusha të minuara para nesh. Kemi gropa nga ku mbrojmë kullat vëzhguese të ndërtuara me dru dhe kemi mjaft armë: mitralozë, granatahedhës, granata dore dhe shumë municione”, tha roja kufitare i njohur si Zippo.

Ndryshe presidenti i Bjellorusisë, Alexandar Lukashenko lejoi forcat ruse të nisin pushtimin e Ukrainës nga territori bjellorus më 24 shkurt të vitit të kaluar. Megjithatë, refuzoi të bashkohej drejtpërdrejt në luftë dhe të dërgonte trupa për të luftuar.

Më herët ai kishte deklaruar se presidenti rus Vladimir Putin nuk po e shtyn Bjellorusinë në luftë me Ukrainën, por paralajmëroi se nëse vendi i tij sulmohet nga jashtë, do të përgjigjet me të gjitha mjetet në dispozicion, përfshirë armët bërthamore.

“Nëse ukrainasit nuk e kalojnë kufirin tonë, ne kurrë nuk do të marrim pjesë në luftë. Por ne gjithmonë do të ndihmojmë Rusinë, ata janë aleatët tanë”, tha ai këtë verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat