​Ukrainë: Snajperi ynë theu rekordin botëror

Bota

​Ukrainë: Snajperi ynë theu rekordin botëror

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 15:35
​Ukrainë: Snajperi ynë theu rekordin botëror

Një snajper ukrainas theu rekordin botëror, duke vrarë një ushtar rus nga një distancë prej 3.8 kilometrash, njoftoi Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU).

Informacioni i pa verifikuar, i cili qarkulloi fillimisht në mediat ukrainase, u konfirmua për Newsweek nga një burim nga qarqet e inteligjencës ukrainase.

Meqë ra fjala, snajperi i forcave speciale kanadeze mbante rekordin që nga viti 2017 pasi u konfirmua se ai kreu një vrasje me snajper nga një distancë prej 3.540 metrash në Irak.

Para tij titullin e mbante snajperi britanik Craig Harrison, i cili në vitin 2009 vrau një luftëtar taleban në Afganistan, duke goditur nga një distancë prej 2.475 metrash.

“Snajperi i SBU vendosi një rekord botëror. Ai goditi një ushtar rus nga një distancë e pabesueshme”, njoftoi zyra për media e SBU. Ata shtuan se gjuajtja tejkaloi rekordin e mëparshëm botëror me afërsisht 260 metra.

"Snajperët e SBU po ndryshojnë rregullat e snajperimit në botë, duke demonstruar aftësinë për të punuar në mënyrë efektive në distanca fantastike," theksuan ata. Ndërkohë, mediat ukrainase shpërndanë pamjet që pretendojnë se tregojnë goditjen rekord.

Ukraina po hyn me shpejtësi në muajin e 21-të të luftës pasi Rusia pushtoi në shkurt të vitit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat