Ky vit është më i nxehti i regjistruar, thotë OKB – por viti i ardhshëm mund të jetë edhe më i keq

Bota

Ky vit është më i nxehti i regjistruar, thotë OKB – por viti i ardhshëm mund të jetë edhe më i keq

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 13:49
Foto ilustrim

Ky vit do të jetë viti më i nxehtë në historinë njerëzore, tha kreu i Kombeve të Bashkuara, në fillim të samitit të klimës COP28.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres tha se të dhënat tregojnë se “ne po jetojmë përmes kolapsit të klimës në kohë reale”, shkruajnë mediat e huaja.

Ndërsa duke iu lutur komunitetit ndërkombëtar që të veprojë dhe të përmbushë angazhimet e klimës, ai theksoi se rekordi duhet “të shkaktojë dridhje te liderët botërorë”.

Komentet e tij erdhën pasi Organizata Botërore Meteorologjike raportoi se ishte “praktikisht e sigurt” se viti 2023 kishte thyer rekordin global të temperaturës.

Por, siç raportojnë mediat e huaja, ekziston frika se viti 2024 mund të jetë akoma më i ngrohtë për shkak të sistemit të motit El Niño.

Guterres vuri në dukje në një fjalim se nivelet e detit dhe temperaturat e sipërfaqes së detit kanë arritur nivele rekord dhe se nivelet e akullit të detit në Antarktidë kanë arritur një rekord të ulët.

“Ky vit ka parë komunitete anembanë botës të goditur nga zjarret, përmbytjet dhe temperaturat e larta… Ngrohja rekord globale duhet të shkaktojë dridhje te liderët botërorë. Dhe kjo duhet t’i nxisë ata të veprojnë”, citohet të ketë thënë António Guterres. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat