Si janë përpjekur fëmijët e Roman Abramovich të anashkalojnë sanksionet - duke ndryshuar kombësinë

Bota

Si janë përpjekur fëmijët e Roman Abramovich të anashkalojnë sanksionet - duke ndryshuar kombësinë

Nga: A.SH Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 12:17
Roman Abramovich

Dy nga fëmijët e Roman Abramovich morën nënshtetësinë Lituaneze në një përpjekje të dukshme për të anashkaluar sanksionet e BE-së të vendosura ndaj oligarkut miliarder, përcjell Bota sot.

Zbulimi se Arkady dhe Anna Abramovich kanë pasaporta lituaneze vjen nga Qendra e Sienës për Gazetari Hulumtuese.

Ashtu si shumë oligarkë rusë, Abramovich ka qenë nën sanksione nga MB dhe BE që në ditët e para të pushtimit të Vladimir Putin.

Shtetësia e fëmijëve të tij mund të jetë marrë legalisht, pasi gjyshërit e z. Abramovich vinin nga rrethinat e Tauragė, pranë enklavës ruse të Kaliningradit.

Në vitin 2018, ish-pronari i Chelseat nxiti spekulime se ai po përpiqej të merrte nënshtetësinë Lituaneze kur mbërriti në vend me avionin e tij privat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat