Ukraina, Izraeli e Gaza mbesin pa ndihma

Bota

Ukraina, Izraeli e Gaza mbesin pa ndihma

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 14:46
Foto ilustrim

Përfaqësuesit republikanë në Senatin amerikan e kanë bllokuar kalimin e Projektligjit të ndihmës për Ukrainën, pas dështimeve për kompromis me demokratët rreth sigurisë së kufijve.

51 republikanë votuan kundër këtij projektligji, kundrejt demokratëve me 49 vota, ndërsa për miratimin e tij nevojiteshin 60 vota.

Republikanët këmbëngulin se çfarëdo ndihme për Ukrainën të jetë e lidhur me reformat gjithëpërfshirëse të emigracionit dhe azilit në SHBA.

Dje presidenti Joe Biden ka thënë se është i gatshëm të bëjë kompromise të rëndësishme rreth çështjeve kufitare me qëllim të miratimit të këtij projektligji.

Nga 110 miliardë dollarë sa përmbante pakoja, 61 ishin të dedikuara për Ukrainën, ndërsa fonde kishte edhe për Izraelin dhe ndihmë për Gazën.

Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar se fondet e SHBA-së për Ukrainën mund të mbarojnë së shpejti.

Të martën presidenti ukrainas ishte paraparë që në mënyrë virtuale t?i drejtohet Senatit, por që ajo ishte anuluar në minutën e fundit pa ndonjë paralajmërim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat