ISIS-i vret shtatë luftëtarë pro-regjimit në Siri

Bota

ISIS-i vret shtatë luftëtarë pro-regjimit në Siri

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 08:55
Foto ilustrim

Shtatë anëtarë të forcave të pro-regjimit u vranë në Siri në një sulm të grupit të Shtetit Islamik, njoftoi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Sulmuesit ishin me motoçikleta kur hapën zjarr ndaj një poste ushtarake, “duke vrarë të paktën shtatë luftëtarë pro regjimit”, në afërsi të Boukamal në kufirin me Irakun, tha drejtori i OJQ-së, Rami Abdel Rahman.

Këtë vit, sulmet e ISIS-it kanë vrarë të paktën 385 anëtarë të forcave pro-regjimit dhe 165 civilë, sipas Observatorit, i cili ka një rrjet të gjerë burimesh në Siri.

Rahman tha se në mesin e të vrarëve të premten ishin sirianë dhe “të huaj”, raporton timesofisrael.

Pas ngritjes në pushtet në vitin 2014 në disa pjesë të Sirisë dhe Irakut, Shtetit Islamik iu lëkund “kalifati” i vetëshpallur pas ofensivave të njëpasnjëshme kundër tij në të dyja vendet, të cilat u nisën me mbështetjen e një koalicioni ndërkombëtar antixhihadist.

Humbja e ISIS-it në Siri u shpall në vitin 2019, por koalicioni mbeti në vend për të luftuar kundër celulave xhihadiste që vazhdojnë të veprojnë atje.

Konflikti në Siri, i shkaktuar në vitin 2011 nga shtypja me grusht të hekurt të demonstratave pro-demokracisë, ka lënë më shumë se gjysmë milioni të vdekur.

Më shumë se dymbëdhjetë vjet konflikt të përgjakshëm e kanë ndarë vendin në zona ndikimi.

Regjimi i presidentit sirian, Bashar Assad ka rifituar kontrollin e një pjese të madhe të vendit, me mbështetjen e aleatëve të tij rusë dhe iranianë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat