LIVE: Netanyhau bisedë telefonike me Putinin, kritikon Rusinë/ Kjo është lëvizja e Zelensky-t!

Bota

LIVE: Netanyhau bisedë telefonike me Putinin, kritikon Rusinë/ Kjo është lëvizja e Zelensky-t!

Nga: Bota sot Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 07:16 Përditësuar në ora: 17:22 më 10.12.2023
Zelenskyy dhe Putin

Zelensky udhëton në Argjentinë për inaugurimin e presidentit të ri

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se do të udhëtojë për në Argjentinë, për të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të këtij vendi.

Zelensky që udhëtimin e tij e paralajmëroi përmes Telegrami dhe që është vizita e tij e parë në Amerikën Latine, do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit argjentinas Javier Milei.

Mediat ukrainase raportuan këtë javë se inaugurimi i Mileit mund të shërbejë si një takim midis Zelensky dhe kryeministrit hungarez Viktor Orban, për të zgjidhur mosmarrëveshjet rreth kandidaturës së Ukrainës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Në samitin e BE-së javën e ardhshme, do të vendoset nëse Bashkimi Evropian do të nisë negociatat e anëtarësimit me Ukrainën, e cila mori statusin e kandidatit vitin e kaluar.

Vendimi duhet të merret unanimisht dhe Orban ka shprehur vazhdimisht kundërshtimin e tij për fillimin e negociatave.

Mbështetja lëkundet jo vetëm nga SHBA, por nga Europa, a po lihet Ukraina në baltë?

Republikanët bllokojnë në Kongresin Amerikan ndihmat miliardëshe për Ukrainën. Kreu i qeverisë hungareze, Orban do të pengojë një paketë ndihme të zgjeruar të BE. Po lodhen mbështetësit perëndimorë të Ukrainës?

Ne do ta mbështesim Ukrainën “për sa kohë të jetë e nevojshme”. Kështu është shprehur presidenti amerikan, Joe Biden. Kështu shkruhet edhe në komunikatën përfundimtare të samitit të fundit NATO-s. I njëjti premtim vjen edhe nga kancelari gjerman, Olaf Scholz. Por sidomos në SHBA, mbështetësen kryesore të Ukrainës ndihmat për këtë vend janë më shumë se kurrë në pikëpyetje. Sipas të dhënave të Shtëpisë së Bardhë, ndihmat e miratuara nga kongresi harxhohen deri në fund të vitit. Livrimi i ndihmave të reja po pengohet nga republikanët në kongres.

Gjithnjë e më shumë kongresmenë amerikane po shprehin dyshime për mbështetjen ndaj Kievit ose e refuzojnë atë tërësisht. Kreu i Zyrës Presidenciale të Kievit, Andrij Jerman në një apel dramatik paralajmëroi, se Ukraina pa ndihmat amerikane do të humbasë luftën kundër Rusisë. Biden nga ana e tij ka theksuar se ndihmat për Ukrainën “janë fuqishëm në interesin tonë kombëtar dhe në interesin ndërkombëtar të të gjithë miqve tanë.” Po qe se bie Ukraina, presidenti Putin do të sulmojë shtete të tjera. Kur janë shtete të NATO-s, kjo do të çonte në atë që “ne nuk e synojmë dhe nuk e kemi sot: trupa amerikane që luftojnë kundër trupave ruse.”

Mbështetja lëkundet edhe në Europë

Edhe në Europë po lëkunder solidariteti me Ukrainën. Kryeministri hungarez, Viktor Orban kërkon që të vendosë veton në samitin e BE javën e ardhshme kundër 50 miliardë eurove të parashikuara për Kievin, ashtu si edhe kundër fillimit të bisedimeve të pranimit të Ukrainës në BE. Orban që vazhdon të mbajë kontakt me presidentin Putin përpiqet rregullisht të pengojë sanksionet e BE kundër Rusisë. Qeveria polake kërcënoi një kohë me kufizimin e ndihmave me armë për shkak të importeve të lira të drithërave nga Ukraina. Sllovakia pas fitores së populistit të majtë, Robert Fico ndali ndihmat ushtarake për Ukrainën. Sanksionet kundër Rusisë, dihet Fico nuk i mbështet, po ashtu edhe një anëtarësim të mëvonshëm të Ukrainës në NATO.

Politikani gjerman nga CDU për çështjet e mbrojtjes, Roderich Kiesewetter konstatoi që në tetor në një bisedë me DW për të gjithë perëndimin se “mbështetja për Ukrainën ka rënë ndërkohë, solidariteti po pëson krisje, janë shtuar zërat që kërkojnë një ‘paqe të diktuar’.” Kurse Roman Goncharenko nga Redaksia e Ukrainës të Deutsche Welles në një emision të DW u shpreh se “në Ukrainë ka zhgënjim, se perëndimi është lodhur.”.

A është e mundur një fitore ushtarake e Ukrainës?

Kësaj i shtohet që Ukraina megjithë ndihmën ushtarake perëndimore rregullisht njofton për suksese të kufizuara, por nuk ka arritur ndonjë sukses të madh ushtarak deri tani. Portali ukrainas që trajton çështjet e luftës, “Deep State” ka përcaktuar se “vera tregoi, se lufta në vitin 2024 nuk do të përfundojë sipas kushteve tona”. Dhe me “kushtet tona” kihet parasysh rikthimi i plotë i të gjitha zonave të pushtuara, përfshirë edhe Krimenë.

Rregullisht presidenti Zelensky kërkon më shumë armë perëndimore si avionët luftarakë. Nga Gjermania ai kërkon avionët e tipi Taurus. Kancelari Scholz ka kohë që ka dërguar tanke luftarake në Ukrainë, por ai refuzon dërgimin e Taurus. Hezitimi i vazhdueshëm, ky është problemi, kritikon Kiesewetter. “Ofensiva e çlirimit pengohet nga vetë perëndimi, sepse furnizimet shkojnë me vonesë dhe janë shumë të pakta.”

Rusia shpreson në fitoren e Trumpit vitin e ardhshëm

Në Gjermani ka qëndrime të ndryshme në debatin, nëse furnizimet masive të Ukrainës do të përcaktojnë se në cilin drejtim do të shkojë lufta. Politologu, Johannes Varwick nga Universiteti Halle në lidhje me dërgimin e Taurus shprehet, se “natyrisht armë të tilla bëjnë dallimin (…) por nuk pres një ndryshim në konstelacionin strategjik.” Politikani i CEU, Kiesewetter nga ana e tij është i mendimit, se “superioriteti në ajër dhe armët e precizionit në distancë si Taurus në një sasi të mjaftueshme do të sillnin kthesën.”

Me gjasë Kremlini luan me kohën dhe shpreson në fitoren e Donald Trump në vitin 2024 në zgjedhjet presidenciale amerikane dhe fundin e mbështetjes amerikane. Sipas ekspertit Varwick “nuk është e mundur për nga dimensionet” që europianët të zëvendësonin ndihmën amerikane. “Nëse amerikanët heqin dorë nga mbështetja ose e reduktojnë në mënyrë masive atë, atëherë Ukraina ka një problem, që nuk mund të kompensohet nga europianët.”.

Ukraina refuzon dhënien e tokës për paqen

Lodhja prej luftës ka krijuar presion tek politikanët në perëndim, që të kërkojnë përmes negociatave fundin e luftës. Sipas ekspertit Varwick kjo në një moment është e pamënjanueshme. Do të vjë momenti që të flitet për “ndryshime territoriale në Ukrainë, për neutralitetin e Ukrainës”. Kurse zgjidhja “tokë për paqe”, sipas Roman Goncharekos nga Deutsche Welle nuk ka shans të pranohet në Ukrainë. “Kanë ndodhur shumë gjëra, vuajtja është shumë e madhe. Ky do të ishte një shpërblim për Rusinë.”

Politikani i CDU, Roderich Kiesewetter vazhdon të besojë në një fitore ushtarake të Ukrainës përmes armëve perëndimore, prandaj strategjia duhet të jetë. “Të furnizohet me gjithçka, sa më shpejt të jetë e mundur. (…)Hezitimi kushton jetë, dhe rrit rrezikun që Rusia të fitojë dhe Ukraina të shpërbëhet. Kjo është edhe bashkëpërgjegjësia jonë.”./DW

Netanyahu bisedë telefonike me Putinin, kritikon Rusinë për qëndrimin e saj për Gazën dhe lidhjet me Iranin

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka kritikuar Rusinë për qëndrimin e saj në lidhje me luftën në Rripin e Gazës gjatë një bisede telefonike me liderin rus, Vladimir Putin, të dielën, njoftoi zyra e kryeministrit izraelit.

Zyra e Netanyahut tha në një komunikatë për media se lideri izraelit shprehu pakënaqësinë e tij me qëndrimet që i kanë marrë përfaqësuesit rusë në Kombet e Bashkuara dhe në forumet e tjera ndërkombëtare.

Rusia e mbështeti të premten një rezolutë të Këshillit të Sigurimit që bënte thirrje për ndaljen e luftës së Izraelit në Gazë, e cila, megjithatë, u bllokua nga Shtetet e Bashkuara që përdorën veto.

Netanyahu, po ashtu, “shprehu kritika të ashpra për bashkëpunimin e rrezikshëm mes Rusisë dhe Iranit”, sipas komunikatës së zyrës së tij.

Izraeli është duke u përballur me kritika dhe thirrje për një armëpushim, sepse i ka vrarë mijëra palestinezë civilë dhe i ka zhvendosur gati 85 për qind të 2.3 milionë banorëve të Gazës brenda territorit të rrethuar, ku, sipas OKB-së, nuk ka mbetur me asnjë vend i sigurt për t’u strehuar.

“Secili vend që do të goditej nga një sulm kriminal e terrorist siç është goditur Izraeli, do të përgjigjej me po të njëjtën forcë që është duke e përdorur Izraeli”, i tha Netanyahu Putinit, sipas njoftimit.

Netanyahu ka shprehur mirënjohje për përkushtimin e Rusisë për lirimin e izraelitëve me pasaportë ruse të cilët po mbaheshin rob nga Hamasi – grupi radikal palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE.

Rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë, u vranë gjatë sulmit të Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor, ndërsa më shumë se 240 të tjerë u morën peng. Gjatë një armëpushimi të përkohshëm njëjavor u liruan një pjesë e pengjeve në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë.

Megjithatë, besohet se mbi 130 pengje janë duke u mbajtur nga Hamasi në Gazë ende.

Si përgjigje ndaj atij sulmi, Izraeli po e kryen një luftë shkatërruese nga toka dhe ajri, duke i vrarë mbi 17.400 palestinezë – 70% gra dhe fëmijë – dhe duke i plagosur rreth 46.000, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në territorin palestinez, e cila thotë se shumë njerëz të tjerë kanë mbetur të ngujuar nën rrënoja./ REL

Kryebashkiaku i Kievit thotë se Zelensky po humb popullaritetn për shkak të gabimeve të tij

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, ka deklaruar se popullariteti i Volodymyr Zelenskyt, është duke rënë dhe ai do të paguaj çmimin për gabimet e tij – duke humbur eventualisht pushtetin.

Klitschko në dy intervista të ndara, ka thënë se Zelensky është duke u izoluar dhe është një autokrati.

“Njerëzit e shohin se kush është me ndikim dhe kush jo. Ka dhe do të ketë pritje tjera. Zelensky po paguan për gabimet që i ka bërë”, tha Klitschko në një interviste për mediumin zviceran 20 Minutes.

Ish-kampioni i peshave të rënda në boks dhe njëherit kampion i botës që është kryebashkiak i Kievit nga viti 2014, është një kundërshtar politik i Zelensky, por komentet e tij pasqyrojnë pakënaqësinë në rritje për Zelensky pas 21 muajve lufte dhe se sipas tij ka dështuar në kundërofensivën e mbështetur nga NATO.

Sondazhet e opinionit publik në Ukrainë kanë treguar se mbështetja për luftën kundër Rusisë dhe për Zelensky kanë rënë, megjithëse ato janë ende mbi 60 për qind.

Klitschko fajësoi Zelenskyn për injorimin e paralajmërimeve në lidhje me pushtimin rus në shkurt 2022, dështime për të cilat ai tha se pothuajse i lejuan ushtrisë ruse të kapte Kievin. 

Ukraina thotë se votimi presidencial rus në rajonet e saj të pushtuara do të jetë “i pavlefshëm”

Ukraina ka dënuar synimin e Rusisë për të organizuar votimin e zgjedhjeve presidenciale në territorin e pushtuar ukrainas vitin e ardhshëm.

Ministria e Jashtme e Ukrainës tha se çdo votim i tillë i mbajtur në rajonet e pushtuara në vend do të ishte “i pavlefshëm” dhe u zotua se çdo vëzhgues ndërkombëtar i dërguar për të monitoruar zgjedhjet ruse “do të përballet me përgjegjësi penale”.

“Ne i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të dënojë me vendosmëri synimin e Rusisë për të mbajtur zgjedhje presidenciale në territoret e okupuara ukrainase dhe të vendosë sanksione ndaj atyre që janë të përfshirë në organizimin dhe sjelljen e tyre”, tha Ministria e Jashtme e Ukrainës, raporton Euronews.

Ligjvënësit në Rusi caktuan të enjten zgjedhjet presidenciale të vendit 2024 për 17 mars. Të premten, presidenti rus, Vladimir Putin shpalli kandidaturën e tij për rizgjedhje. Ai është i sigurt se do të fitojë një mandat tjetër gjashtëvjeçar.

Rusia ka humbur 338,820 trupa në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit

Nga: A.Sh

Rusia ka humbur 338,820 trupa në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit të saj në shkallë të plotë më 24 shkurt 2022, raportoi Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës më 10 dhjetor, përcjell Bota sot.

Kjo shifër përfshin 700 viktima që forcat ruse pësuan pak gjatë ditës së kaluar.

Sipas raportit, Rusia ka humbur gjithashtu 5,636 tanke, 10,529 automjete luftarake të blinduara, 10,623 automjete dhe tanke karburanti, 8,064 sisteme artilerie, 919 sisteme raketash të shumëfishta, 605 sisteme të mbrojtjes ajrore, 324 aeroplanë, 324 helikopterë, 36 anije dhe 6,1. anije dhe një nëndetëse.

Guvernatori: Raketa e rrëzuar mbi Kryvyi Rih dëmtoi ambientet e biznesit, 2 kamionë

Nga: A.Sh

Mbetjet e një rakete ruse të rrëzuar më 9 dhjetor dëmtuan ambientet e një biznesi lokal dhe dy kamionëve në qytetin Kryvyi Rih në rajonin e Dnipropetrovsk, raportoi guvernatori Serhii Lysak më 10 dhjetor.

Lysak shtoi se nuk kishte viktima dhe tha se civilët duhet të kërkojnë strehim gjatë sirenave të sulmit ajror edhe nëse mbrojtja ajrore funksionon.

Më 9 dhjetor, Lysak raportoi se raketa ishte rrëzuar në orën 18:30. Ai nuk bëri të ditur vendndodhjen apo emrin e ndërmarrjes që pësoi nga mbeturinat.

Gati dy vjet pas luftës në shkallë të gjerë, forcat ruse vazhdojnë të sulmojnë rregullisht qytete, qyteza dhe fshatra larg vijës së frontit, shpesh duke synuar infrastrukturën e tyre.

Të vendosura pranë rajoneve të luftuara të Donetsk dhe Zaporizhzhia, zonat civile në Dnipropetrovsk Oblast - veçanërisht qyteti i Nikopol që ndodhet vetëm përtej lumit Dnipro nga centrali bërthamor Zaporizhzhia i pushtuar nga Rusia - kanë pësuar sulme pothuajse të përditshme që nga fillimi i luftës.

Gjatë natës, Nikopol kishte pësuar një sulm tjetër të rëndë artilerie, raportoi Lysak më 10 dhjetor. Ai shtoi se shkatërrimi është duke u vlerësuar, por nuk raportoi viktima.

Shtetasi i dyfishtë SHBA-Rusi arrestohet në Rusi për postim në rrjetet sociale

Nga: A.Sh

Yuri Malev, me nënshtetësi të dyfishtë, me nënshtetësi të Shteteve të Bashkuara dhe Federatës Ruse, u arrestua në Shën Petersburg, Rusi, më 9 dhjetor për atë që zyrtarët pretendojnë se ishin postime në rrjetet sociale 'rehabilituese të nazizmit' të publikuara në maj 2022, raportoi RFE/RL.

Një gjykatë e qarkut në Shën Petersburg zbuloi se ai "shprehte mungesë respekti të qartë për shoqërinë dhe ditët e lavdisë ushtarake" për postimin e fotove që shfaqnin shiritin e Shën Gjergjit në një mënyrë fyese.

Malev mbërriti në Rusi nëpërmjet Estonisë vetëm dy javë para ndalimit të tij dhe mund të përballet me deri në pesë vjet burg.

Ndalimi vjen saktësisht një vit pasi ylli amerikan i basketbollit Brittney Griner u lirua nga Moska në një tregti për Viktor Bout, një tregtar i dënuar armësh i quajtur "tregtari i vdekjes" i Rusisë.

Udhëheqësi rus Vladimir Putin ka nxitur të burgosurit amerikanë për të joshur Uashingtonin të tregtojë për shtetasit rusë të mbajtur në SHBA.

Javën e kaluar, gazetarja ruso-amerikane Alsu Kurmasheva mori një paraburgim të zgjatur pasi u akuzua për dështimin e regjistrimit si "agjent i huaj", akuza që administrata Biden i ka dënuar si të motivuara politikisht.

Rusia po studion alokimin e rezervave të arit të ngrirë në Jugun Global për ndryshimet klimatike

Nga: A.Sh

Zyrtarët rusë në samitin COP28 më 9 dhjetor në Dubai thanë se Moska po studion nëse disa nga rezervat e saj të arit, të ngrira nga Perëndimi pas pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës, mund të përdoren për të ndihmuar Jugun Global të luftojë ndryshimet klimatike, RFE/ raportoi RL.

"Ne jemi të gatshëm të njoftojmë se Rusia po shqyrton kontributin vullnetar të financave për fondin e humbjeve dhe dëmeve nga rezervat e ngrira kombëtare të arit të mbajtura nga organizatat ndërkombëtare," tha në COP28 shefi i klimës i Rusisë Ruslan Edelgeriyev.

Rusia gëzon lidhje historike me shumë vende në Azi, Afrikë, Amerikën Latine dhe Lindjen e Mesme, të njohura zakonisht si Jugu Global.

Vendet globale të Jugut fajësojnë vendet e zhvilluara, veçanërisht shtetet perëndimore, për dështimin për të ofruar burime të mjaftueshme për ta për të luftuar ndryshimet klimatike.

Uashingtoni dhe Brukseli kanë ngrirë 300 miliardë dollarë të rezervave të arit të Rusisë të ruajtura në institucionet perëndimore.

Disa politikëbërës perëndimorë duan të përdorin fondet për të ndihmuar në rindërtimin e Ukrainës pas luftës, por nuk ka precedent ligjor ekzistues.

Shumë vende në Jugun Global fajësojnë Perëndimin për mobilizimin e dhjetëra miliarda dollarëve në ndihmë financiare për Ukrainën, kur thirrjet e tyre për ndihmë për të luftuar ndryshimet vdekjeprurëse klimatike nuk janë përmbushur me të njëjtën urgjencë.

Ndryshimet klimatike janë një rrezik i madh që nxit konfliktin dhe paqëndrueshmërinë. Ngjarjet ekstreme të motit si përmbytjet dhe valët e të nxehtit kanë çuar në zhvendosjen e dhunshme të më shumë se 20 milionë njerëzve që nga viti 2008 dhe miliona vdekje.

Nga mesi i shekullit, mbi një miliard njerëz mund të kenë mungesë uji dhe më shumë se 200 milionë mund të detyrohen të migrojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat