Brazil: Një futbollist vritet nga rrufeja, lëndohen gjashtë të tjerë

Bota

Brazil: Një futbollist vritet nga rrufeja, lëndohen gjashtë të tjerë

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 23:04
Foto nga vendi i ngjarjes

Një tragjedi e madhe goditi sportin brazilian pasi një rrufe vrau futbollistin e ri, Caio Henrique.

Kamerat kapën momentin e frikshëm kur rrufeja goditi një fushë futbolli gjatë një ndeshje kupe në Brazil. Një futbollist ka mbetur i vrarë, ndërsa gjashtë të tjerë janë lënduar.

Mediat lokale braziliane raportuan se lojtari, emri i plotë i të cilit është Caio Henrique de Lima Goncalves, u dërgua me urgjencë në spitalin në Santo Antonio da Platina, por nuk mundi të shpëtohej.

Pamjet dhe fotot e marra nga tribunat tregojnë skena të tmerrshme në të cilat dhjetëra futbollistë shtrihen të palëvizshëm në fushë, ndërsa gjyqtarët nxitojnë të dëshpëruar për t’i çuar në zonë të sigurt.

Binte shi i madh gjatë gjithë ndeshjes dhe kërcënimi për një goditje të dytë rrufe dukej më se e mundshme, shkruan demokracia, përcjell klankosova.tv. Pesë nga gjashtë futbollistët e plagosur janë ende në spital, një ditë e gjysmë pasi ndodhi tragjedia.

Kujtojmë se në muajin shtator një tragjedi e ngjashme ndodhi në Meksikë kur dy futbollistë humbën jetën si pasojë e goditjes së rrufesë në fushë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat