“Marrëveshja e shekullit” mbetet pezull, Xi Jinping lë në baltë mikun e tij Vladimir Putin

Bota

“Marrëveshja e shekullit” mbetet pezull, Xi Jinping lë në baltë mikun e tij Vladimir Putin

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 12:09
Xi Jinping dhe Vladimir Putin

E izoluar nga Evropa pas pushtimit të Ukrainës, Rusia po “orientohet drejt Azisë”, dhe veçanërisht Kinës, për të gjetur tregje alternative për gazin natyror. Moska dëshiron një pjesë më të madhe të përzierjes së ardhshme energjetike të Kinës, duke ngritur shqetësime për reduktimin e eksporteve për Australinë dhe vendet e tjera. Në veçanti, Moska dëshiron të ndërtojë një tubacion të dytë për të pompuar gaz natyror në Kinë. Tubacioni rus Power of Siberia 1 eksporton gaz nga Siberia lindore në Kinë.

Tubacioni Power of Siberia 2 do të eksportojë gaz nga fushat e gadishullit Yamal në Siberinë perëndimore, duke kaluar nëpër Mongolinë lindore për të transportuar 50 miliardë metra kub gaz në vit në Kinën veriore. Aktualisht, vendi është konsumatori më i madh i energjisë në botë dhe një konsumator në rritje i gazit. Gazsjellësi është projekti më i rëndësishëm dhe ambicioz i eksportit i Gazprom-it, por gjërat nuk po shkojnë ashtu siç Rusia e Vladimir Putin kishte planifikuar.

 “Power of Siberia”

Pas ndalimit të tubacioneve të gazit North Stream dhe Yamal - Europe, Gazprom humbi eksportet prej rreth 80 miliardë metra kub në vit dhe tani ka vetëm një treg në botë që mund të pranojë vëllime të përmasave të ngjashme, dhe ai është Kina. Tubacioni do të përbëhet nga dy pjesë: 2600 kilometra duke kaluar përmes territorit të Rusisë deri në kufirin me Mongolinë, dhe më pas një degë prej 960 kilometrash kalon përmes Mongolisë në kufirin me Kinën dhe më tej tek konsumatorët në Pekin, Shangai dhe disa qendra të tjera më të mëdha.

Nëse Gazprom arrin të lidhë një kontratë për tubacionin e ri të gazit, pjesa e Rusisë në tregun e gazit në Kinë mund të arrijë 15 deri në 20 për qind nga 2035. E kombinuar me dërgesat e LNG-së, kjo do ta bëjë Rusinë importuesin më të madh të gazit në Kinë. Ndërsa eksporti i gazit në BE solli 20 miliardë dollarë, fillimisht duhet të fitojë rreth 4.3 miliardë dollarë nga Kina. Sasia e dërgesave në Kinë do të jetë gjithashtu më e vogël se në Evropë: në vitin 2021, Rusia eksportoi rreth 155 miliardë metra kub gaz në Evropë, ndërsa dërgesat në Kinë, edhe në rast të fillimit të gazsjellësit nga Sakhalin dhe Power të Siberisë mund të jetë 110 miliardë metra kub në vit. Por Kina është treg premtues.

Kushtet e Kinës

Sipas ekspertëve, edhe pse Gazprom nuk do të kompensojë plotësisht humbjen e tregut evropian, rruga e re do të ndikojë fuqishëm në biznesin që shqetëson rusët. Problemi, megjithatë, është se autoritetet kineze kanë alternativa ndaj furnizimeve ruse dhe për këtë arsye mund të kërkojnë kushtet më të favorshme për veten në negociata. 

Megjithatë, problemi i Rusisë është se Kina nuk dëshiron të varet nga një vend për energjinë, edhe kur ato janë në një aleancë interesash, si tani me Moskën, dhe përballë Perëndimit. Rivali kryesor i rusëve është Linja D e Turkmenistanit, e cila ka një kapacitet vjetor prej 30 miliardë metra kub dhe kinezët mund të zgjedhin. Në Pekin po përdorin problemet e Rusisë, e cila me ndërprerjen e dërgesave drejt BE-së është gjendur në ngërç dhe duhet të zgjedhë mes mbylljes së një pjese të depozitës Yamal apo pranimit të kushteve kineze.

Shansi i fundit

Kjo është arsyeja pse kryeministri Mikhail Mishustin së shpejti do të shkojë në Pekin për një takim të komisionit ndërqeveritar, shkruan Kommersant, dhe më pas autoritetet ruse do të kenë "shansin e fundit këtë vit për të shënuar progres në negociatat e gazit". Nuk bëhet fjalë vetëm për paratë, por edhe për situatën komplekse gjeopolitike. Nga njëra anë, për Kinën, blerja e burimeve energjetike ruse edhe shumë të lira bie ndesh me politikën tradicionale të diversifikimit të burimeve të lëndëve të para.

Por nga ana tjetër, besohet se Kina ka nevojë për një rrugë të re tubacioni nga Rusia për të garantuar sigurinë e furnizimit me energji, pasi në rast të një përshkallëzimi të situatës rreth Tajvanit, rrugët përmes të cilave LNG arrin në Kinë mund të mos jenë të disponueshme. Në të njëjtën kohë, kontrata për Power of Siberia 2 do të nënkuptojë se Kina po bast për stabilitetin e regjimit antiperëndimor në Moskë, dhe për një afat të gjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat