Përmbytje historike në Queensland, raportohet për dëme masive

Bota

Përmbytje historike në Queensland, raportohet për dëme masive

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 12:50
Foto ilustrim

Në Queensland janë raportuar përmbytje masive, si pasojë e reshjeve. Mijëra njerëz në pjesën veriore të shtetit iu kërkua të zhvendoseshin në vende të sigurta.

Sipas meteorologëve vendas, disa zona kanë regjistruar më shumë se 600 milimetra shi në 24 orët e fundit. Një ciklon tropikal goditi zonën në fillim të kësaj jave. Meteorologët australianë thanë se niveli i ujit të së dielës mund të tejkalojë rekordin në vitet 1970.

Situate mund të përkeqësohet ndërsa rreth 10,500 njerëz kanë mbetur pa energji elektrike.

Sipas ekipit lokal të menaxhimit të fatkeqësive shtëpitë, ndërtesat, rrugët dhe urat janë përmbytur, ndërsa janë lëshuar paralajmërime për përmbytje në shumë zona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat