Papa Françesku dënon vrasjen e dy grave në kishën e Gazës

Bota

Papa Françesku dënon vrasjen e dy grave në kishën e Gazës

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 22:29
Papa Françesku

Papa Françesku ka dënuar vrasjet e dy grave të krishtera që ishin strehuar në një kishë në Gaza. Në bekimin e tij javor, Papa iu referua një deklaratës së Patriarkanës Latine të Jerusalemit, autoritetit katolik në Tokën e Shenjtë, se një snajper izraelit vrau dy gra brenda Famullisë së Familjes së Shenjtë në Gaza.

Patriarkana tha se snajperi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) vrau dy gratë, teksa shkonin në një manastir murgeshash në kompleksin e Famullisë së Familjes së Shenjtë.

“Vazhdoj të marr lajme shumë të rënda dhe të dhimbshme nga Gaza. Civilët e paarmatosur janë objekt i bombardimeve dhe të shtënave. Dhe kjo ndodhi edhe brenda kompleksit të famullisë së Familjes së Shenjtë, ku nuk ka terroristë, por familje, fëmijë, njerëz të sëmurë apo invalidë, murgesha.”, tha Papa.

“Disa do të thoshin ‘Është luftë. Është terrorizëm.’ Po, është luftë. Është terrorizëm,” tha ai.

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme izraelite tha se incidenti ishte ende në shqyrtim dhe nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm mbi fjalët e Papës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat