Danimarka rrit bashkëpunimin ushtarak me SHBA-në

Bota

Danimarka rrit bashkëpunimin ushtarak me SHBA-në

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 15:11
Foto ilustrim

Danimarka ka rënë dakord që të rrisë bashkëpunimin e saj ushtarak me SHBA-në.

“Tani po forcojmë bashkëpunimin tonë dypalësh të mbrojtjes dhe nuk duam të fshehim faktin se marrëveshja me SHBA-në shënon gjithashtu një përparim në politikën e mbrojtjes daneze, pasi përfshin ushtarë amerikanë dhe materiale amerikane në tokën daneze”, tha kryeministri i Danimarkës, Mette Frederiksen në një konferencë për shtyp, shkruan AFP.

Marrëveshja e Bashkëpunimit të Mbrojtjes do të lejojë që personeli dhe materialet amerikane të vendosen në “instalime specifike ushtarake daneze për afat të shkurtër dhe afatgjatë”, sipas ministrisë daneze të mbrojtjes.

Sipas ministrisë, SHBA-së do t’i jepet akses në tre baza ajrore daneze në Karup, Skrydstrup dhe Aalborg.

Në mënyrë të ngjashme, SHBA dhe Finlanda kanë nënshkruar një pakt mbrojtës, duke lejuar akses të shpejtë ushtarak dhe ndihmë për Finlandën në rast konflikti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat