Pamjet tmerruese, një grua hedh qenin nga objekti

Bota

Pamjet tmerruese, një grua hedh qenin nga objekti

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 09:08
Qeni kishte rënë nga lartësia prej nëntë metrash.

Një grua në Australi ka hedhur qenin e saj nga objekti ku ishte. Ky moment është kapur nga kamerat e sigurisë.

Gruaja shihet që ecë para e prapa nga vetura deri te skaji i objektit që shërben si parking, para se ta hedhë qenin nga aty.

Qeni është gjetur me lëndime të rënda nga një kalimtar i cili ka menduar se e kishte shkelur vetura, shkroi NYP.

Gruaja është burgosur për 12 muaj dhe i është ndaluar të ketë në pronësi kafshë për 10 vjet.

Qeni kishte rënë nga lartësia prej nëntë metrash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat