Papa: Zemrat tona janë në Betlehem

Bota

Papa: Zemrat tona janë në Betlehem

Më: 25 dhjetor 2023 Në ora: 13:19
Foto ilustrim

Papa Françesku bëri apel për paqe të dielën ndërsa drejtoi meshën e Krishtlindjeve në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan.

“Sonte, zemrat tona janë në Betlehem, ku Princi i Paqes është refuzuar edhe një herë nga logjika e kotë e luftës”, u tha ai rreth 6.500 besimtarëve.

Me këtë iu referua Jezu Krishtit.

Në mesazhin e tij, kreu i Kishës Katolike u bëri thirrje gjithashtu njerëzve që të mos jenë të fiksuar pas suksesit të kësaj bote.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat