​Papa: Lufta është një e keqe, le të lutemi për ata që vuajnë

Bota

​Papa: Lufta është një e keqe, le të lutemi për ata që vuajnë

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 21:32
Papa Françesku

Papa Françesku ripërsëriti të mërkurën ftesën e tij për t'u lutur për viktimat e luftërave në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme.

“Ju lutem, të mos harrojmë të lutemi për ata që vuajnë pasojat e tmerrshme të dhunës dhe luftës”, tha Papa gjatë audiencës së përgjithshme në Vatikan.

"Veçanërisht le të lutemi për Ukrainën e torturuar dhe për popujt e Palestinës dhe Izraelit.

Lufta është një e keqe, le të lutemi për përfundimin e luftërave," shtoi Françesku. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat