​Si u prit Viti i Ri 2024 në Emiratet e Bashkuara Arabe

Bota

​Si u prit Viti i Ri 2024 në Emiratet e Bashkuara Arabe

Më: 31 dhjetor 2023 Në ora: 23:25
Ilustrim

Spektakël me drita dhe fishekzjarrë ndodhi në Emiratet e Bashkuara Arabe ndërsa vendi hyri në vitin 2024 me shpresën për një vit të ri të bukur.

Qiejt e Abu Dabit u ndriçuan për me 40 minuta fishekzjarrë dhe një shfaqje të organizuar nga 5000 drone, ndërsa Burj Khalifa i Dubait shkëlqeu me shfaqjen e tij “më të ndritshme, më të madhe dhe më të gjallë” deri më tani.

Ras Al Khaimah pati një fillim rekord të vitit të ri, me një qilim me mjete piroteknike ujore, drone LED dhe fishekzjarrë që ndriçojnë 4.5 km vijë bregdetare që shtrihet nga ishulli Al Marjan në fshatin Al Hamra.

Ndërkohë shumë banorë festojnë fundin e vitit 2023, disa kanë zgjedhur të heshtin festimet në shenjë solidariteti me Gazën e shkatërruar nga lufta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat