Hamasi publikon videon e pengjeve izraelite: “Nesër do të zbulojmë fatin e tyre”

Bota

Hamasi publikon videon e pengjeve izraelite: “Nesër do të zbulojmë fatin e tyre”

Më: 14 janar 2024 Në ora: 23:23
Pamje nga video

Grupi militant palestinez Hamas në 100-ditëshin e konfliktit me Izraelin ka publikuar një video të tre pengjeve izraelite që po mbahen në Rripin e Gazës.

Videoja e publikuar nga Hamasi tregonte tre pengjet Noa Argamani, Yossi Sharabi dhe Itay Svirsky duke duke i kërkuar qeverisë izraelite t’i kthejë në shtëpi.

Nuk ka informacione se kur u xhiruan pengjet që u paraqitën në një video të përbashkët.

Hamasi ka lëshuar më parë video të ngjashme të pengjeve që po mban.

Mirëpo ajo që kësaj radhe ishte shqetësuese është se bashkangjitur videos Hamasi i vendosi një mbishkrim trishtues me të cilën thoshte se të nesërmen do t’i informonte njerëzit për fatin e këtyre pengjeve duke mos indikuar se çfarë do të ndodhte me ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat