Guterres: Rastet e dhunës seksuale të kryera nga Hamasi të hetohen dhe ndiqen me rigorozitet

Bota

Guterres: Rastet e dhunës seksuale të kryera nga Hamasi të hetohen dhe ndiqen me rigorozitet

Më: 15 janar 2024 Në ora: 19:23
Antonio Guterres

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres tha disa fjalë të hënën për të shënuar 100 ditët nga sulmet e 7 tetorit dhe nga lufta Izrael-Hamas që pasoi.

Guterres tha se zgjidhja e vetme është një armëpushim i menjëhershëm humanitar dhe kërkoi lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të të gjithë pengjeve në Gaza.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së bëri thirrje gjithashtu që të gjitha rastet e dhunës seksuale të kryera nga Hamasi dhe të tjerët më 7 tetor të hetohen dhe ndiqen me rigorozitet, shkruan CNN.

Ai vazhdoi duke shtuar se “sulmi në Gaza nga forcat izraelite gjatë këtyre 100 ditëve ka shkaktuar shkatërrime të mëdha dhe nivele të vrasjeve civile në një shkallë që është e paprecedentë gjatë viteve të mia si Sekretar i Përgjithshëm”.

Ai shtoi se “asgjë nuk mund të justifikojë ndëshkimin kolektiv të popullit palestinez”.

“Sa më gjatë të vazhdojë konflikti në Gaza, aq më i madh është rreziku i përshkallëzimit dhe llogaritjes së gabuar. Ne nuk mund të shohim në Liban atë që po shohim në Gaza. Dhe nuk mund të lejojmë që ajo që ka ndodhur në Gaza të vazhdojë”, përfundoi fjalimin e tij Guterres.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat