Time Out: 10 qytetet më të mira në botë për të jetuar (2024)

Bota

Time Out: 10 qytetet më të mira në botë për të jetuar (2024)

Më: 26 janar 2024 Në ora: 23:15
Foto ilustrim

Njihet si "Qyteti që nuk fle kurrë" ose "Big Apple", dhe mbetet si një nga qytetet që mund të jetë thjesht edhe një qytet ëndrrash për të jetuar. 

New York City, është dhe qyteti më i populluar nga shqiptarët. Më shumë se 100 mijë shqiptar kanë zgjedhur qytetin e ëndrrave të tyre për të jetuar.

Renditja e qyteteve më të jetueshme në botë për vitin 2024, sapo është publikuar nga revista prestigjoze Time Out,  dhe New York City, ka dalë në krye të qyteteve për një jetë më të mirë.

Time Out shkruan se renditi 185 qytete në mbarë botën, duke përzgjedhur 50 qytete për t'i marrë në konsideratë një numër faktorësh të rëndësishëm, duke përfshirë qetësinë, rendin dhe sigurinë, të ardhurat, çështjet sociale - (kujdesin shëndetësor, arsimin) stabilitetin, infrastrukturën dhe mjedisin, restorantet të klasit botëror, kulturën dhe jetë nate.

NYC "Qyteti që nuk fle kurrë" mundi 49 qytete të tjera, duke përfshirë Londrën, Madridin dhe Cape Town, për të dalë në krye të renditjes së Time Out 2024. Ai ishte gjithashtu dhe i vetmi qytet në Shtetet e Bashkuara që hyri në listën e top 10-të, për vitin e kaluar.

"Çdo qytet që hyri në këtë listë u morë në konsideratë nga që vendasit e sidomos të huajt e vlerësojnë shumë, kështu që pavarësisht nëse një qytet renditet në një apo 50, ai është ende një nga më të mëdhenjtë në mesin e të mëdhenjve të  mijëra qyteteve anembanë globit," tha krye/redaktori i revistës Time Out, Grace Beard. 

Ai thotë se: "Këtë vit, qytetet kryesore nuk janë vetëm vende të jashtëzakonshme për t'u vizituar dhe për të dalë shetitje, në restorantet të klasit botëror, kocerte dhe shfaqje kulturore, apo të shijoni jetë nate, por këto qytete janë gjithashtu vende të shkëlqyera për të jetuar, me shpirt të fortë komuniteti dhe një atmosferë të pamohueshme."

Nju Jorku është gjithashtu qyteti ku shumica e amerikanve nga qytetet e tjera do të donin të jetonin, sipas revistës Time Out, ku "Big Apple" NYC, u rendit si qyteti më i mirë për atraksione të tilla si Muzeu i Artit Modern, Shtëpia e Po-së dhe aktivitete  të këtilla nga  si Paradat  vjetore të komuniteteve në zemër të Manhattanit.

Këtu janë 10 qytetet më të mira në botë sipas Time Out:

1. New York City, SHBA

2. Cape Town, Afrika e Jugut

3. Berlini, Gjermani

4. Londëra,Angli

5. Madridi,Spanjë

6. Mexico City, Meksikë

7. Liverpooli, Angli

8. Tokio, Japoni

9. Roma, Itali

10. Porto, Portugali

Çdo vit, Time Out rendit qytetet bazuar në disa komponentë duke nisur  prej qetësisë, rendin dhe sigurinë, të ardhurat, çështjet sociale - (kujdesin shëndetësor, arsimin) stabilitetin, infrastrukturën dhe mjedisin, restorantet të klasit botëror, kulturën dhe jetë nate, përfshirë ushqimet dhe pijet, galerive të artit, muzeumeve, muzikës live, ambienteve të teatrit dhe më shumë.

Vitin e kaluar, Time Out e renditi lagjen Fort Greene në Brooklyn si një nga 40 lagjet më të bukura në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat